Mbledhja e Sakramentit
Mbledhja kryesore për të gjithë quhet mbledhja e sakramentit. Kjo mbledhje përbëhet nga këngë, lutje dhe predikime (ose “biseda”) të mbajtura nga anëtarë të ndryshëm të bashkësisë çdo javë. Por pjesa më e rëndësishme e mbledhjes është kur marrim sakramentin (ose kungimin).
Muzika dhe Himnet
Të kënduarit për Shpëtimtarin dhe bekimet tona na ndihmon të ndihemi më afër Perëndisë. Një shërbim tipik i kishës do të ketë tre ose katër himne të kënduara nga e gjithë bashkësia. Mund të ketë edhe numra muzikorë shtesë nga një kor, një grup i vogël ose një solist. Të gjithë janë të mirëpritur dhe nxiten të adhurojnë me ne në këngë, pavarësisht nga talenti muzikor.
Dhënia e Dëshmisë ndaj Njëri-tjetrit
Të dielën e parë të çdo muaji, nuk ka predikime tipike. Në vend të kësaj, çdo anëtar i bashkësisë mund të shkojë te foltorja dhe të shprehë ndjenjat e tij apo të saj për ungjillin. Ndërsa dëgjojmë përvojat e të tjerëve dhe ndiejmë se Shpirti i Perëndisë na e mbush zemrën, vetë bindjet dhe besimet tona mund të forcohen.
Shembull i Programit