Biblioteka e Programit FamilySearch në Romë

 Via di Settebagni 354, Roma, Italia

(069) 480-5079

e martë, e enjte, e premte:

9:30 - 12:30 dhe 15:30 - 19:00

e shtunë: 9:30 - 12:30

Çfarë është Historia Familjare

Ndërtojeni Pemën Tuaj Familjare

Bashkojeni familjen tuaj duke shkëmbyer përvoja dhe njohuri për të afërmit tuaj. Ju mund të sillni të gjithë ndryshimin në pemën tuaj familjare. Nëpërmjet shërbimeve tona, ju mund të zbuloni pemën tuaj dhe se si të lidheni më mirë me familjen tuaj.

Ruajini Kujtimet

Çfarë mbani mend për prindërit tuaj? Po për gjyshërit tuaj? Ne mund t’ju ndihmojmë t’i ruani këto kujtime, dokumente, fotografi dhe regjistrime zanore për brezat që do të vijnë.

Lidhuni me Familjen

Lidhuni me familjen tuaj në një mënyrë më të efektshme duke vizituar Bibliotekën e programit FamilySearch. Ne mund t’ju mësojmë se si t’i ruani historitë e vjetra familjare, t’i rrokni kujtimet aktuale dhe t’i përgatitni për brezat e ardhshëm.

Zbulojeni ADN-në Tuaj

Programi FamilySearch ju lejon të zbuloni ADN-në tuaj. Ju do të jeni në gjendje të shihni se nga jeni, kush janë paraardhësit tuaj dhe nga çfarë jeni krijuar gjenetikisht! Mund të merrni ndihmë falas në Bibliotekën tonë të programit FamilySearch.

Zbulojeni Historinë Tuaj

A e keni pyetur ndonjëherë veten nëse keni të njëjtat hobi, pasione ose karrierë si paraardhësit tuaj? Tani mund të gërmoni thellë në rrënjët e pemës suaj familjare në Bibliotekën e programit FamilySearch dhe të mësoni më shumë rreth asaj se kush jeni dhe nga keni ardhur.

A Keni Lidhje me Familje Mbretërore?

A keni lidhje me familje mbretërore? Po me një njeri të famshëm? Ka vetëm një mënyrë për ta ditur me siguri! Mund të vini të vizitoni Bibliotekën e programit FamilySearch për të mësuar se çfarë gjaku i famshëm ju është transmetuar.

Biblioteka e Programit FamilySearch në Tempullin e Romës

Biblioteka e programit FamilySearch është një qendër kërkimore gjenealogjike e hapur për të gjithë njerëzit që të gjejnë burime falas për të mësuar më shumë për historinë e tyre familjare dhe për të përjetuar gëzim ndërsa e zbulojnë, mbledhin dhe lidhin familjen e tyre – të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Specialistë me përvojë kërkimore janë gjithmonë në dispozicion pa pagesë aty për të ofruar përvojë vetjake që t’ju ndihmojnë t’i zbuloni paraardhësit tuaj dhe ta zmadhoni pemën tuaj familjare.

Çfarë të Prisni

Biblioteka e Historisë Familjare do t’ju ndihmojë të gjeni burimet dhe njohuritë e duhura në internet për ta ndërtuar pemën tuaj familjare dhe për të zbuluar se si të bëni kërkime në gjenealogjinë tuaj.

Do të pajiseni me mjetet dhe përvojën për ta vazhduar punën tuaj kërkimore edhe nga shtëpia në kompjuterin personal ose telefonin tuaj inteligjent.

Specialistët kërkimorë janë gjithashtu shumë të aftë për t’ju ndihmuar të vendosni qëllime të gjurmueshme dhe të bëni plane se si t’i përmbushni ato.

Ndërsa mësoni për paraardhësit tuaj, do të bekoheni me një ndjenjë përmbushjeje dhe kuptimi se kush jeni. Puna për historinë familjare ka një ndikim dëlirësimi, shpirtshmërie dhe kalitjeje tek ata që janë të përfshirë në të.

Çfarë Ofron Qendra e Historisë Familjare

  • Krijimin e një Llogarie falas në programin FamilySearch për të pasur të drejtë hyrjeje te miliarda dokumente historike dhe gjenealogjike.
  • Kompjuterë të shpejtë dhe të përditësuar me teknologjinë e programeve më të fundit për të organizuar dhe lidhur pemën tuaj familjare.
  • Udhëzime të thella për mjetet dhe se si t'i përdorni ato për të çuar më tej kërkimin tuaj.
  • Mundësinë për të kërkuar, gjetur dhe shtypur dokumente historike në printera me cilësi të lartë.
  • Vullnetarë për punën kërkimore që janë në dispozicion për t’ju ndihmuar dhe udhërrëfyer drejt suksesit në lidhjen e pemës suaj familjare.
  • Të gjitha shërbimet dhe teknologjia janë falas dhe të hapura për publikun.

Ngjarje në Tempullin e Romës

Koncert Muzikor: Sizzling Strings
via di Settebagni n. 354-380
Roma, Roma 00139 Italia
, 2022-06-11 19:00:00
Koncert Ndërfetar i Muzikës së Shenjtë
via di Settebagni n. 354-380
Roma, Roma 00139 Italia
, 2022-06-15 19:00:00
Ndryshimi i Fuqishëm i Zemrës: speranza nel sentiero
Via di Settebagni, 354
Roma, Roma 00139 Italia
, 2022-06-24 19:00:00