
Mirë se Vini në Qendrën e Vizitorëve të Tempullit të Romës!
Ne ju ftojmë të bëni vizitë me familjen dhe miqtë tuaj dhe të shijoni një përvojë si ta drejtoni vetë, të përqendruar te Krishti, që është informuese, frymëzuese, tërheqëse dhe argëtuese!
Salla me Statujën “Christus” [“Krishti”]
Një rotondë mahnitëse që paraqet një kopje të statujës “Christus” [“Krishti”] të Thorvaldsenit me 12 apostujt e hershëm siç gjenden në Kishën e Zonjës Sonë në Kopenhagë, Danimarkë. Rotonda përmban një pikturë murale, origjinale e të lakuar nga Xhozef Briki të një peizazhi fshati italian me rrezet e diellit që vënë në pah statujën “Christus”.
Shtëpiza
Një kopje e këndshme e një shtëpie tradicionale italiane ofron mjedisin e përsosur për të biseduar me vullnetarë miqësorë, për të bërë pyetje ose për të përsiatur mbi rëndësinë e familjes dhe mbledhjes në planin e Perëndisë.
Maketi i Tempullit
Një nga vetëm 5 maketet e tempujve në botë, kjo kopje në shkallë zvogëlimi tregon pjesën e brendshme të Tempullit ku anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme kryejnë ordinancat e shenjta dhe bëjnë premtime me Perëndinë. Vullnetarët do të shpjegojnë ordinancat dhe simbolikën e secilës sallë.
Dritarja me Artin e Vitrazhit
Shikoni dritaren origjinale e mahnitëse me artin e vitrazhit “Eja Tek Unë” krijuar nga Tom dhe Gejl Holdman dhe studioja e tyre e artit. Në pamje të parë, vepra duket të jetë një skenë e vetme e Krishtit dhe dishepujve të Tij, por një shqyrtim më nga afër zbulon më shumë se 100 referenca pamore për kohën në vdekshmëri të Shpëtimtarit në tokë dhe simbole nga secila prej shëmbëlltyrave të Tij në Dhiatën e Re.
Bëni një Vizitë Turistike Falas
Mos ngurroni të vini dhe të shëtisni vetë përreth. Por ju lutemi ta dini gjithashtu se ne do të donim t’ju ndihmonim të shijoni një vizitë personalisht të udhërrëfyer nga një prej vullnetarëve tanë miqësorë, ose rezervoni një vizitë turistike nëpërmjet internetit për të mësuar disa njohuri rreth veprave të bukura artistike të paraqitura në Qendrën e Vizitorëve, qëllimit të tempujve dhe për të gjetur përgjigje për çfarëdo pyetje. Nuk kërkohet programim paraprak për vizitorët që vijnë personalisht.
Tavolina për Librin e Mormonit
Zbuloni Librin e Mormonit, Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit, në më shumë se 24 gjuhë dhe merrni një kopje falas për ta lexuar në shtëpi.
Salla e Projeksioneve
Shijoni filma të shkurtër të përqendruar te Jezu Krishti dhe gëzimi i të jetuarit të Ungjillit të Tij si dhe shikoni një film mahnitës për të zbuluar pjesën e brendshme të Tempullit.
Zbulojeni Historinë Tuaj Familjare
Biblioteka e Historisë Familjare është një strukturë ku të gjithë mund të vijnë dhe të mësojnë më shumë rreth historisë së tyre familjare dhe të përjetojnë gëzim ndërsa e zbulojnë, mbledhin dhe lidhin familjen e tyre - të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.
Specialistët me përvojë kërkimore janë gjithmonë në dispozicion falas në atë vend për t’ju ndihmuar të zbuloni paraardhësit tuaj dhe ta zmadhoni pemën tuaj familjare.
Adhuroni me Ne
Të gjithë janë të mirëpritur të marrin pjesë në shërbimet tona të krishtera të përqendruara në dashurinë ndaj Perëndisë dhe të afërmve tanë. Jeni të ftuar të merrni pjesë në një shërbim adhurimi me ne ku ne këndojmë himne, dëgjojmë predikime dhe mësojmë më shumë rreth Shpëtimtarit, Jezu Krishtit.
Çfarë është Qendra e Vizitorëve?
Qendra e Vizitorëve është pjesë e kompleksit të Tempullit të Romës në Itali, ku vizitorët mund të mësojnë më shumë rreth Jezu Krishtit dhe qëllimit të tempujve, ndërsa admirojnë veprat origjinale artistike rreth jetës dhe mësimeve të Krishtit.
Familjet dhe individët e të gjitha moshave dhe prejardhjeve janë të mirëpritur të vijnë dhe të bëjnë një vizitë turistike falas në Qendër me një nga vullnetarët tanë, ose thjesht të ecin përreth dhe të shijojnë veprat e bukura artistike dhe mjedisin plot paqe.

Biblioteka e Historisë Familjare
Biblioteka e Historisë Familjare është një strukturë ku të gjithë mund të vijnë dhe të mësojnë më shumë rreth historisë së tyre familjare dhe të përjetojnë gëzim ndërsa e zbulojnë, mbledhin dhe lidhin familjen e tyre - të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.
Specialistë kërkimorë me përvojë janë gjithmonë në dispozicion falas në atë vend që t’ju ofrojnë një përvojë vetjake për t’ju ndihmuar t’i zbuloni paraardhësit tuaj dhe ta zmadhoni pemën tuaj familjare.
Roma, Roma 00139 Italia , 2022-11-19 18:00:00
Roma, Roma 00139 Italia , 2022-12-03 17:00:00
Roma, Roma 00139 Italia , 2022-12-03 18:00:00
Roma, Roma 00139 Italia , 2022-12-08 17:00:00
Qendra e Vizitorëve e Tempullit të Romës
Via di Settebagni, 354, Romë, 00139
e hënë - e diel: 9:00 - 21:00
Qendra e Vizitorëve do të jetë e hapur:
Të shtunën 24 dhjetor nga ora 9 e mëngjesit deri në 17 pasdite
&
Të dielën 25 dhjetor nga ora 11:00 – 21:00
Parkim Falas. Nuk kërkohet tarifë hyrjeje ose bileta.