Ejani Bashkohuni me Ne

Të gjithë vizitorët janë të mirëpritur të marrin pjesë në shërbimet tona të së dielës! Çdo të diel mblidhemi për të kënduar himne, për të dëgjuar predikime dhe për të mësuar rreth Jezu Krishtit. Vajtja në kishë na jep mundësinë të rimbushemi shpirtërisht, ta përqendrojmë jetën tonë te Jezu Krishti dhe të lidhemi me të tjerët që përpiqen fort të jetojnë si Shpëtimtari.

Kishat aty Pranë

Lagjja e 1-rë e Romës

Shërbimi i së dielës në orën 9:30

Via Bra, 34, 00166 Roma RM, Italia

Merrni Udhëzime për Adresën

Lagjja e 4-t e Romës

Shërbimi i së dielës në orën 10:00

Via Isole del Capo Verde 163, 00121 Lido di Ostia RM

Merrni Udhëzime për Adresën

Lagjja e 2-të e Romës

Shërbimi i së dielës në orën 9:00

Via di Settebagni, 376, 00139 Roma RM, Italia

Merrni Udhëzime për Adresën

Lagjja e 5-të e Romës

Shërbimi i së dielës në orën 17:00

Via di Settebagni, 376, 00139 Roma RM, Italia

Merrni Udhëzime për Adresën

Lagjja e 3-të e Romës

Shërbimi i së dielës në orën 10:00

Via Delle Alzavole, 45, 00169 Roma RM, Italia

Merrni Udhëzime për Adresën

Dega Sabina

Shërbimi i së dielës në orën 11:00

Via di Settebagni, 376, 00139 Roma RM, Italia

Merrni Udhëzime për Adresën

Të Gjithë Vizitorët Janë të Mirëpritur.

Çfarë të Prisni

Mbledhja e Sakramentit

Mbledhja kryesore për të gjithë quhet mbledhja e sakramentit. Kjo mbledhje përbëhet nga këngë, lutje dhe predikime (ose “biseda”) të mbajtura nga anëtarë të ndryshëm të bashkësisë çdo javë. Por pjesa më e rëndësishme e mbledhjes është kur marrim sakramentin (ose kungimin).

Muzika dhe Himnet

Të kënduarit për Shpëtimtarin dhe bekimet tona na ndihmon të ndihemi më afër Perëndisë. Një shërbim tipik i kishës do të ketë tre ose katër himne të kënduara nga e gjithë bashkësia. Mund të ketë edhe numra muzikorë shtesë nga një kor, një grup i vogël ose një solist. Të gjithë janë të mirëpritur dhe nxiten të adhurojnë me ne në këngë, pavarësisht nga talenti muzikor.

Dhënia e Dëshmisë ndaj Njëri-tjetrit

Të dielën e parë të çdo muaji, nuk ka predikime tipike. Në vend të kësaj, çdo anëtar i bashkësisë mund të shkojë te foltorja dhe të shprehë ndjenjat e tij apo të saj për ungjillin. Ndërsa dëgjojmë përvojat e të tjerëve dhe ndiejmë se Shpirti i Perëndisë na e mbush zemrën, vetë bindjet dhe besimet tona mund të forcohen.

Shembull i Programit

Klasat e së Dielës

Ose përpara ose pas mbledhjes së sakramentit, ka një sërë orësh mësimore të tjera të veçanta sipas moshës për fëmijë dhe të rritur ku studiojmë së bashku shkrimet e shenjta dhe mësojmë më shumë rreth Jezu Krishtit. Nëse dëshironi të merrni pjesë në këto mbledhje shtesë, pyesni dikë në kishë dhe ai do të jetë i lumtur t’ju ndihmojë të gjeni orën e duhur mësimore.

Pyetje që Bëhen Rëndom

Shërbimi ynë kryesor i adhurimit quhet mbledhja e sakramentit. Ajo mbahet në godinat tona kishtare të dielën dhe zgjat afërsisht një orë. Jeni i mirëpritur të vini vetëm ose të sillni familjen tuaj; fëmijët janë të pranishëm pothuajse në të gjitha bashkësitë tona.

Ne këndojmë himne (librat e himneve janë të siguruar). Anëtarët e Kishës thonë lutjet e hapjes dhe mbylljes. Ne marrim sakramentin (kungimin), i cili përbëhet nga buka dhe uji i përgatitur, që bekohen dhe iu jepen anëtarëve të bashkësisë nga mbajtësit e priftërisë. Dhe ne dëgjojmë dy ose më shumë folës që zakonisht janë anëtarë të bashkësisë. Ju mund të habiteni që ne nuk kemi vetëm një pastor ose predikues. Ne njëmend kemi një peshkop të papaguar që kryeson çdo bashkësi (e quajtur lagje).

Jo. Vizitorëve nuk u kërkohet të marrin pjesë në asnjë lloj mënyre. Ju thjesht mund të uleni dhe të shijoni shërbimin.

Jo. Ne nuk kërkojmë dhurime apo të kalojmë një tabaka për dhurime.

Përpara ose pas mbledhjes së sakramentit ka një larmi mbledhjesh të tjera të përshtatshme sipas moshës ku mund të merrni pjesë ju dhe fëmijët tuaj. Nëse dëshironi të merrni pjesë në këto mbledhje shtesë, pyesni dikë për udhëzime. Nëse nuk e dinë vetë, do të gjejnë dikë që e di!

Ejani të adhuroni me ne!

Për më shumë informacion, telefononi në Qendrën e Vizitorëve të Tempullit të Romës +39 06 9480 5158

Vizitorët Janë të Ftuar. Parkim Falas.
Shqip